Republika e Kosoves

Graçanicë

Kryetari Popoviq vizitoi natën e Krishtlindjeve Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë

2019/01/09 - 8:40

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Alleksandar Popoviq, vizitoi natën e Krishtlindjeve stafin e Ndihmës së Shpejtë në Llapllasellë, i cili do të jetë kujdestar gjatë natës së Krishtlindjeve.

 

Në objektin e Ndihmës së  Shpejtë u mirëprit nga dr Mirjana Dimitrijeviq, e cila më këtë rast i falënderoi ata për vizitë, por edhe për gjithçka që ka bërë Komuna e Graçanicës dhe e bën për të përmirësuar shëndetin.

Kryetari Popoviq vizitoi mjekët kujdestarë dhe punonjësit e tjerë duke ua uruar atyre festën e Krishtlindjeve dhe duke ua uruar të kalojnë një natë sa më të qetë të jetë e mundur.

“Ne jemi krenarë dhe të qetë në të njëjtën kohë, sepse e dimë se ka njerëz që janë të gatshëm të na ndihmojnë në çdo kohë, nëse është e nevojshme. Kjo është një mundësi ideale që, në emër të të gjithë qytetarëve, t’i falënderojmë që janë 24 orë në shërbim shëndetësor të të gjithëve, sidomos gjatë këtyre ditëve festive kur njerëzit dinë të relaksohen pak më shumë”, tha Popoviq.

“Qëllimi i udhëheqjes së Komunës së Graçanicës është që të kemi një sistem më të mirë shëndetësor dhe në vitin 2019 do të investojmë edhe më shumë mjete për këtë qëllim. Inkurajuese është edhe njoftimi se në Graçanicë, me mjetet e Qeverisë së Serbisë, së shpejti do të ndërtohet një spital i ri”, tha Srgjan Popoviq, njeriu i parë i komunës së Graçanicës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Graçanicës, Alleksandar Popoviq, ua uroi të gjithë punëtorëve çdo të mirë në vitin 2019, si dhe që gjatë festave të Krishtlindjeve të kenë më pak punë, ndërsa qytetarëve u bëri thirrje që gjatë ditëve festive të jenë të kujdesshëm për ushqim dhe pije.