Republika e Kosoves

Graçanicë

Lista përfundimtare e përfituesve të banesave sociale në Suhadoll

2018/10/09 - 9:32

Komisioni i Komunës së Graçanicës shpalli listen përfundimtare për ndarjen e banesave në Suhadoll, të dedikuara për familjet e rrezikuara sociale, çifteve të reja të martuara dhe personat e zhvendosur brenda vendit, në bazë të Kartës sociale të banimit.

 

Pas vizitës së të gjitha familjeve që kanë aplikuar për Kartën sociale të banimit, Komisioni  përpiloi një raport dhe sot shpalli listen përfundimtare të përfituesve të 16 banesave në Suhadoll.

Listën e përfituesve të nëntë banesave të para, Komuna e Graçanicës e publikoi në fund të prillit të këtij viti, ndërsa sot e publikoi listen e përfituesve të shtatë banesave të mbetura, përkatësisht listen e familjeve të rrezikuara sociale, çifteve të reja të martuara dhe personave të zhvendosur brenda vendit të cilët kanë nevojë për strehim.

Listën përfundimtare të përfituesve të banesave në Suhadoll mund ta shikoni më poshtë.

Lista e përfitusve të banesave në Suhadoll – Faza e parë

Lista e përfitusve të banesave në Suhadoll – Faza e dytë