Republika e Kosoves

Graçanicë

Lutjet e adresuara kryetarit të komunës sot kanë të bëjnë me punësim dhe akomodimin banesor

2018/08/17 - 2:25

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, edhe sot bisedoi me qytetarët për problemet e tyre. Punësimi dhe çështja e banimit sot kanë qenë problemet ndaj të cilave qytetarët janë ankuar më së shpeshti.

Familja katëranëtarëshe Jovanoviq nga Uglari jeton në 45 metra katrorë. Te kryetari i komunës ata erdhën për të kërkuar ndihmë lidhur me çështjen e banimit.

“Jam i kënaqur me bisedën dhe tani e kam shumë më lehtë, sepse jam liruar nga barra duke ia paraqit kryetarit gjithçka që më shqetësonte. Ai nuk premton asgjë që nuk mund ta përmbushë. Sa i përket rastit tonë, ai tha se do të ndihmojë sipas mundësive”, tha Bojan Jovanoviq.

Stevan Nedeljkoviq nga Badovci i erdhi gjithashtu te kryetari i komunës së Graçanicës për të kërkuar ndihmë lidhur me çështjen e banimit. Ai jeton me bashkëshorten dhe dy djem si qiramarrës.

“Erdha te kryetari për të kërkuar punë. Kam mbaruar studimet fillore dhe master në biologji dhe jam regjistruar në studimet e doktoraturës vitin e kaluar në Universitetin e Nishit”, shpjegoi arsyen e ardhjes së saj Mirjana Petkoviq nga Uglari në një deklaratë të dhënë për Shërbimin e Informimit të komunës.

Maja Vasiq nga Dobrotini ka përfunduar shkollën e mjekësisë dhe dëshiron të punojë si staf ndihmës dhe këtë ia shpjegoi edhe kryetarit të komunës sot gjatë bisedës së tyre.

Për të njëjtin problem lidhur me punësim, te kryetari erdhi edhe Neat Ramiqi.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq deri më tani ka dëgjuar më shumë se gjashtëqind qytetarë. Kabineti i kryetarit Popoviq do të jetë i hapur për qytetarët edhe javën e ardhshme.