Republika e Kosoves

Graçanicë

Mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/04/18 - 3:03

Është caktuar mbledhja e dytë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për të enjten, më 19 prill 2018, duke filluar në ora 09:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit komunal të Graçanicës.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e rregullt, e mbajtur më 15.03.2018.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit tremujor financiar për vitin 2018, me propozim të drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Sllavisha Niçiq.
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Inspekcionit të tregut për vitin 2017, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit, Millosh Aritonoviq.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Inspekcionit sanitar për vitin 2017, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Inspekcionit, Millosh Aritonoviq.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës për vitin 2017 të Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, me propozim të drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Dejan Jovanoviq.
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës për vitin 2017 të Drejtorisë për Zhvillimin Ekonomik dhe Integrime Evropiane, me propozim të drejtorit të Drejtorisë për Zhvillimin Ekonomik dhe Integrime Evropiane, Alleksandar Mihajlloviq.
  7. Të ndryshme.