Republika e Kosoves

Graçanicë

Ndihmë dhe mbështetje e re për banorët e Suhadollit

2024/10/17 - 9:05

Falë bashkëpunimit të Këshillit Danez për Refugjatë dhe Komunës së Graçanicës, përmes programit “Ndihmë për komunitetin”, në Suhadoll, në formë të pajisjeve të ndryshme dhe pajisjeve të tjera janë rregulluar dhe mbështetur qendrat shëndetësore lokale, shkolla fillore dhe klasa e ndarë e IP “Sunce”.

Në të tre institucionet janë vendosur kondicionerë. Qendra shëndetësore ka marrë defibrilator, sterilizues, stetoskop dhe pajisje për matjen e tensionit. Klasa e ndarë e IP “Sunce” përfitoi një laptop dhe një printer, u dekorua kati përdhes, u rinovuan stolat, u vendos kanalizimi dhe u riparua PVC zdrukthtaria. Rruga përballë ndërtesave të banimit mori ndriçim publik.

Me këtë rast, Suhadolli u vizitua nga kryetarja e Komunës së Graçanicës, prof. dr. Ljiljana Shubariq, së bashku me këshilltarin Sasha Daniq dhe drejtoreshën e Urbanizmit, Alleksandra Gjekiq.

Kryetarja Shubariq theksoi se gjithçka që është bërë në bashkëpunim me Këshillin Danez për Refugjatë është bërë me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve në Suhadoll.

Ajo rikujtoi se Komuna e Graçanicës me mjetet e veta, por edhe në bashkëpunim me organizata të ndryshme, i ndërtoi gjithsej gjashtë objekte banesore në Suhadoll, në të cilat është siguruar çatia mbi kokë për personat e zhvendosur, familjet në nevojë sociale dhe çiftet e reja të martuara, si dhe se detyrë e qeverisjes lokale është që t’u sigurojë një infrastrukturë të nevojshme dhe gjithçka të nevojshme për një jetë normale.

Përfaqësuesit e institucioneve që kanë marrë ndihmë, si dhe banorët e Suhadollit, falënderuan për mbështetjen e deritanishme, duke theksuar se jeta e tyre do të ishte shumë më e vështirë nëse nuk do të ishte ndihma e Komunës së Graçanicës, Këshillit Danez për Refugjatë, UNMIK-u dhe të gjitha organizatat e tjera.