Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq bisedoi me qytetarët dhe paralajmëroi vazhdimin e takimeve edhe në vitin 2019

2019/01/08 - 8:50

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, për herë të fundit në vitin 2018 priti qytetarët të cilët kërkuan takimin me të për tꞌi zgjidhur problemet e tyre në një bisedë me njeriun e parë të qeverisjes lokale. Popoviq paralajmëroi vazhdimësinë e pritjes së qytetarëve në vitin 2019.

 

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, uroi festat e ardhshme të gjithë qytetarëve me të cilët bisedoi sot. Siç tha ai, Komuna e Graçanicës mbetet e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj, ndërsa kontaktet e drejtpërdrejta me ta do të vazhdojnë edhe në vitin 2019.

Familja Pavlloviq, e cila është zhvendosur nga fshati Trn pranë Ferizajit, për pothuajse 20 vjet jeton në stacionin e zjarrfikësve në Gushtericën e Poshtme.

“Që nga viti 1999, jetojmë në stacionin e zjarrfikësve në Gushtericën e Poshtme. Ne kemi tre fëmijë dhe askush nuk është i punësuar. Jetojmë nga pensioni im. Kryetari premtoi se komisioni do të na vizitojë për të përcaktuar në çfarë kushte jetojmë dhe se pas kësaj ata do të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar”, tha Jovica Pavlloviq.

Sllavica Stankoviq nga Livagja erdhi te kryetari për të kërkuar punësimin e fëmijëve.

“Një djalë është i martuar, tjetri nuk është. Asnjë prej tyre nuk punon. Ne 16 anëtarë jetojmë së bashku. Kërkova nga kryetari punësimin e të paktën një fëmijë”, tha Sllavica.

Sanja Bojkoviq me diplomë të shkollës së mesme mjekësore është në byron e punës që 15 vite. Ajo erdhi te kryetari Popoviq për të kërkuar punë.

“Unë jetoj me bashkëshortin tim dhe dy fëmijë. Burri merr një page minimale. Është shumë e vështirë të mbijetosh dhe nëse nuk punësohem, mbijetesa jonë këtu është e diskutueshme. Kryetari më priti shumë mirë dhe më premtoi se do të bënte gjithçka që është në fuqinë e tij për të më ndihmuar”, tha Sanja për Shërbimin e Informimit.

Përmes Kabinetit të kryetarit të komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, gjatë vitit 2018 kanë kaluar më shumë se 630 qytetarë dhe rreth treqind prej tyre janë duke pritur për takim. Të gjithë qytetarët që duan të flasin me kryetarin e komunës mund ta bëjnë këtë duke dorëzuar një kopje të letërnjoftimit dhe numrin e telefonit tek stafi pritës i kabinetit të kryetarit.

Në kuadër të pritjes së sotme të qytetarëve, drejtuesit e qendrës tregtare ETC në Graçanicë, të cilët kërkuan që ta falënderojnë kryetarin e komunës në emër të klientëve të tyre për bashkëpunimin e tyre me komunën e Graçanicës gjatë vitit 2018.