Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq i vizitoi nxënësit e lënduar në një aksident trafiku

2019/01/08 - 8:53

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, i vizitoi nxënësit dhe shoferin e autobusit të lënduar në një aksident trafiku në Graçanicë.

 

Kryetari Popoviq falenderoi mjekët e spitalit në Graçanicë për gjithçka që ata bënë për ta.

 

“Gjendja shëndetësore e të lënduarve është mirë.  Janë dy nxënës që po trajtohen dhe shoferi i autobusit, dhe gjëja më e rëndësishme është që gjendja e të gjithëve po përmirësohet. Jam i bindur se kushtet e tyre janë të mira dhe gjithçka është ashtu siç duhet sa i përket trajtimit të tyre, prandaj shpresojmë se do të lëshohen në shtëpi shumë shpejt”, tha Popoviq.

 

Ai tha se në ditët në vijim policia do të dalë gjithashtu me rezultatet e hetimit lidhur me aksidentin në fjalë, i cili këtë mëngjes rreth orës 06:15 ndodhi te rrethrrotullimi në Graçanicë, kur një makinë policore u përplas në minibusin në të cilin ndodheshin nxënësit nga Brnjica e Poshtme.

 

“Komuna do të përpiqet të sigurojë një transport të ri për nxënësit”, shtoi kryetari Srgjan Popoviq. Së bashku me të, të lënduarit u vizituan nga drejtori i Shëndetësisë, Alleksandar Popoviq.

 

Prof. dr. Bratisllav Llaziq tha se pas aksidentit të trafikut në spital u shtruan dhjetë të plagosur.

 

“Shtatë prej tyre janë liruar nga spitali për trajtim në shtëpi, ndërsa tre u mbajtën për të monitoruar gjendjen e tyre. Gjendja e tyre është e qëndrueshme në këtë moment dhe presim që  do të largohen nga spitali pas vëzhgimit dhe inspektimit të detajuar gjatë ditës”, tha Llaziq.