Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq: Mbështetja për sportin nuk do të mungojë edhe këtë vit

2019/02/08 - 8:04

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, u takua sot me përfaqësuesit e shoqatave dhe klubeve sportive, me të cilat bisedoi për problemet me të cilat përballen si dhe për nevojat e tyre.

 

Takimi, i iniciuar nga kyretari Popoviq, u mbajt me qëllim të avancimit të sportit, shqyrtimit të nevojave dhe interesave të organizatave sportive në këtë vit.

Popoviq theksoi se Komuna e Graçanicës në vitin 2018 e ka ndihmuar sportin në përputhje me mundësitë e saj, kështu që shoqatave sportive ua ka siguruar pajisje dhe rekuizita sportive, por edhe transportin për të shkuar në gara sportive. Mbështetja nuk do të mungojë edhe këtë vit.

“Komuna edhe këtë vit do tꞌua sigurojë klubeve pajisjen e nevojshme për punë. Në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur, është e nevojshme që të organizohemi, merremi vesh për prioritetet dhe të alokohen mjetet që i kemi në dispozicion”, tha Popoviq.

Kryetari Popoviq kërkoi nga përfaqësuesit e klubeve dhe shoqatave sportive planin e punës dhe nevojat për funksionimin e tyre në këtë vit. Është kërkuar që të parashikohen mjetet financiare, lista e udhëtimeve në mënyrë që të sigurohet në kohë transporti për të shkuar në gara dhe pajisja e nevojshme.

“Duam që të gjithë të jenë të kënaqur, si klubi futbolistik, ashtu edhe ai i vollejbolit, të mundjes si dhe klubet e tjera. Mjetet e disponueshme nga buxheti komunal për sport nuk do të ndahen derisa nuk e shohim nevojën reale, derisa vetë nuk merremi vesh dhe organizohemi”, ua tha Popoviqi përfaqësuesve të organizatave sportive.

Mjetet e organizuara mirë mund të kërkohen edhe nga organizatat dhe institucionet e tjera, tha Popoviq.