Republika e Kosoves

Graçanicë

Popoviq u takua me admiralin amerikan Foggo

2018/06/06 - 3:23

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, sot u takua me komandantin e Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin amerikan, James Foggo.

 

Popoviq e njoftoi mysafirin me aktivitetet më të rëndësishme të Komunës së Graçanicës. Përveç kësaj, tema e takimit të sotëm ishte edhe siguria aktuale politike e siguruese në komunën e Graçanicës.

Me këtë rast, kryetari I komunës së Graçanicës theksoi se është i shqetësuar për vjedhjet e shpeshta. Popoviq tha se qytetarët janë të shqetësuar edhe për shkak të incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve që ndodhën në komunat e tjera në Kosovë.

Popoviq tha se qytetarët e komunës së Graçanicës kanë besim tek pjesëtarët e KFOR-it, si dhe që ata ndihen të sigurtë në prezencën e tyre.

Komandanti Foggo përsëriti se KFOR – i është i përkushtuar ndaj misionit të tij, që është ruajtja e stabilitetit, një mjedis i sigurtë dhe liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Pas takimit në zyrën e kryetarit të komunës, Popoviq dhe Foggo vizituan manastirin e Graçanicës, ku i priti dhe i përshëndeti peshkopi Teodosije, i cili ia përcolli admiralit amerikan pikëpamjen e tij për gjendjen e sigurisë.

Peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit Teodosije ka vënë theks të veçantë në shkeljen e Ligjit për zonat e mbrojtura, përkatësisht në rrezikimin e manastirin e Deçanit me ndërtimin e rrugës në afërsi të tij.

Admirali Foggo e vizitoi komunën e Graçanicës së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralin italian Salvatore Cuoci.