Republika e Kosoves

Graçanicë

Qytetarët edhe sot te kryetari Srgjan Popoviq

2019/02/06 - 9:53

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, u takua sot me qytetarët të cilët më parë kishin aplikuar për një takim në mënyrë që tꞌi ngrisnin problemet e tyre në një përpjekje për t’i zgjidhur ato.

 

Qytetarët erdhën te Popoviqi për tꞌia komunikuar drejtpërdrejt njeriut të parë të qeverisjes lokale problemet e tyre.

 

Todorka Sllavkoviq nga Graçanica erdhi te kryetari i komunës për të biseduar me të rreth mundësive për punësimin e vajzës së saj.

“Kemi zhvilluar një bisedë shumë të këndshme sepse kryetari është plot mirëkuptim për qytetarët tanë. E falenderoj për pritjen. Ai më ka dëgjuar dhe besoj se do të ketë një zgjidhje për problemin tim. Jam duke kërkuar një punë për vajzën time e cila e mbaroi Shkollën e lartë të mjekësisë. Ajo është aktualisht në Beograd, por nëse ajo gjen një punë, ajo ka dëshirë të kthehet të punojë dhe të jetojë këtu”, tha Todorka për Shërbimin e Informimit të komunës.

 

Maja Vasiq-Niçiq nga Dobrotini e ka kryer Shkollën e mesme të mjekësisë dhe te kryetari Popoviq erdhi gjithashtu për të kërkuar punë.

Tanaskoviq Sllagjana nga Preoci ka katër fëmijë dhe me burrin e saj jeton me ndihmë sociale. Te kryetari i komunës së Graçanicës erdhi për të kërkuar bursë për fëmijët e saj që janë studentë dhe nuk ka mundësi t’i ndihmojë ata në arsimim të mëtejshëm.

“Kam tre studentë. Vajza më e madhe e mbaroi mjekësinë, e dyta Mbrojtjen në punë, ndërsa e treta e regjistroi  juridikun. Kryetari më premtoi se komisioni do të shkonte në terren për të parë se në të cilat kushte ata jetojmë dhe për të marr masa të mëtejshme në përputhje me mundësitë”, tha Sllagjana.

Zorica Millatoviq nga Llapnasella e ka kryer Shkollën e mesme të mjekësisë tri vjet më parë. Nuk ka punë për të, kështu që te kryetari Popoviq erdhi për të kërkuar ndihmë në zgjidhjen e problemit të saj.

“Biseda ishte e këndshme. Kishta mjaft kohë për ta treguar problemin tim dhe shpresoj se ata do të gjejnë një punë për mua”, tha Zorica.

Kryetari i Graçanicës, Srgjan Popoviq, do të takohet me qytetarët edhe javën e ardhshme.