Republika e Kosoves

Graçanicë

Rrugët janë të kalueshme. Të gjitha ekipet me makineri janë në terren. Kripë dhe skorje ka mjaft.

2019/01/10 - 8:55

Të gjitha rrugët në territorin e komunës janë të kalueshme, pavarësisht borës që vazhdimisht bie, por për shkak të sasisë minimale të dëborës, siç është paralajmëruar nga drejtori i Drejtrisë së Shërbimeve Publike të Graçanicës, Vlladica Trajkoviq, kripa dhe skorja për shkak të temperaturës shumë të ulët në disa seksione rrugore nuk kanë treguar efekt në mënyrë siç duhet.

 

Ekipet për situatat emergjente dhe shërbimet publike të komunës së Graçanicës si dhe punëtorët e kompanisë që ka kontratë të lidhur për mirëmbajtjen e rrugëve në territorin e komunës ka qenë në terren.

Drejtori Vlladica Trajkoviq vizitoi të gjitha rrugët në komunën e Graçanicës dhe njoftoi se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Ai tha se përveç makinerisë së disponueshme si një ndihmë e madhe është treguar edhe traktori me makinë për pastrimin e borës që së fundmi iu është dhuruar kooperativës bujqësore nga mjetet e përbashkëta të komunës dhe IOM i cilipërdoret për të pastruar rrugët lokale mbi të cilat gjithashtu hedhet skorja dhe kripë.

“Ne mobilizuam të gjitha ekipet e disponueshme si dhe makinerinë për mirëmbajtjen e rrugëve. Mund të them që të gjitha rrugët në komunën e Graçanicës janë të kalueshme. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta, kripa dhe skorja nuk treguar efekt ashtu siç duhet në disa rrugë, kështu që shpresojmë që në rrjedhën e ditës do të vi deri te shkrirja e borës dhe përmirësimi i situatës. Sigurisht, ekipet tona janë vazhdimisht në terren dhe aty ku është e nevojshme do tështojmë kripë dhe skorje”, tha Trajkoviq.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike rekomandohet që shoferët ta përshtatin vozitjen me kushtet e rrugës, ta mbajnë një distancë të duhur në mes të mjeteve për të garantuar sigurinë në komunikacion, ndërsa punëtorëve tꞌu sigurohetkryerja e punimeve pa pengesë në mirëmbajtjen e rrugëve në territorin e komunës së Graçanicës, pasi që bora do të bie me një intensitet të lartë gjatë tri ditëve të ardhshme.