Republika e Kosoves

Graçanicë

S. Popoviq në Suha Doll: Të rritet prania e policisë

2018/06/06 - 9:14

Pas incidentit të djeshëm në Suha Doll, kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, vizitoi shkollën e këtij vendi, e cila në një pjesë të saj u demolua, ku pastaj bisedoi edhe me drejtorin Bratisllav Gjedoviq.

 

Popoviq me këtë rast tha se qytetarët janë shumë të shqetësuar për shkak të këtij incidenti, si dhe për dhunën dhe sulmet ndaj serbëve në mbarë Kosovën.

 

„Është koha për të bërë diçka, sepse kjo nuk çon drejt stabilizimit. Sulmi ndaj fëmijëve është sulm ndaj së ardhmes dhe një mesazh për serbët se ata nuk kanë asgjë për të kërkuar këtu“, tha Popoviq.

Kryetari Popoviq u tha gazetarëve para shkollës në Suha Doll se ai diskutoi me komandantin e stacionit policor në Graçanicë për mundësinë e hapjes së tre nën-stacioneve në komunën e Graçanicës për qëllime sigurie.

„Prania e policisë në terren nënkupton një shkallë të lartë të sigurisë. Kam pasur një sërë takimesh me përfaqësues të KFOR-it dhe ata janë të gatshëm për të rritur patrullat, pas ngjarjeve të fundit do të duhet sa më shpejt të jetë e mundur që ne si politikanët të insistojnë lidhur me këtë. Nesër do të bisedojmë me drejtorët e shkollave, gjithashtu do tꞌi ftojmë edhe përfaqësuesit e policisë dhe KFOR-it për ta bërë një plan të përbashkët”, tha Popoviq.

Drejtori Shkollës fillore në Suha Doll, Bratisllav Gjedoviq, u pajtua se prania më e madhe e policisë dhe KFOR-it do të kontribuonte në një siguri më të madhe, ndërsa me kryetarin Popoviq diskutoi edhe për mundësinë e instalimit të video-mbikëqyerjes në shkolla.

„Një grup i shqiptarëve ka hyrë në oborrin e shkollës dhe duke i përdorë fjalët fyerëse në gjuhën shqipe dhe angleze i dëboi rreth njëzet fëmijë deri në moshën 10 vjeçe që ishin duke luajtur dhe nuk i pengonin askujt. Pastaj ata shkatërruan dy dyert. Ky është i vetmi vend ku fëmijët po mblidhen dhe luajnë, ndërsa tani padyshim ai nuk është i sigurt. Shqetësimi është i madh, ndërsa mundësitë tona janë të kufizuara. Nëse do të ishin më të shpeshta patrullat gjatë mbrëmjeve, kjo do të nënkuptonte një siguri e jo vetëm për fëmijët, por edhe për banorët e Suha Dollit”, tha Gjedoviq.

Përfaqësues të policisë, OSBE-së dhe UNMIK-ut gjithashtu vizituan sot shkollën në Suha Doll.