Republika e Kosoves

Graçanicë

S.Popoviq: Së shpejti banesat e reja në komunën e Graçanicës

2018/08/06 - 9:51

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, vizitoi punimet në ndërtimin e gjashtë objekteve banesore në Llapllasellë.

Në këtë vend në komunën e Graçanicës janë duke u zhvilluar punimet në ndërtimin e ndërtesave me gjithsej 24 banesa, në të cilat, sipas fjalëve të Popoviqit, do të vendosën kategoritë sociale të popullsisë, por edhe çiftet e reja.

Kryetari Popoviq gjatë vizitës së vendit të ndërtimit theksoi se ndërtimi po përparon mirë dhe pret që katër ndërtesat e para, të financuara nga Komuna e Graçanicës, të përfundojnë para afatit të planifikuar.

“Jam shumë i kënaqur me intensitetin e punimeve dhe i gëzuar që katër ndërtesat e para do të përfundojnë në tetor. Janë në zhvillim edhe punimet në ndërtimin e dy ndërtesa të tjera, të financuara nga Ministria e Pushtetit Lokal. Vazhdojmë të ndihmojmë familjet drejtpërsëdrejti në komunën e Graçanicës. Detyrimi dhe detyra jonë është të gjejmë mënyra për t’i ndihmuar ata, sepse një familje e shëndetshme do të thotë një shoqëri e shëndetshme. Kur kemi sukses në këtë, mendoj se mbijetesa jonë në këtë hapësirë është e garantuar”, tha Popoviq.

Plani dinamik parasheh që ndërtesat të përfundojnë për tre muaj, por, sipas arkitektes Jellena Trajkoviq, katër ndërtesat e para do të përfundojnë para afatit.

„Ka përfunduar faza gri, filloi suvatimi dhe veshja e mureve, instalimi i instalimeve elektrike, si dhe ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit. Në fazën fillestare janë punimet në dy ndërtesat e mbetura, ku është punuar themeli. Sipërfaqja e përgjithshme e të gjashtë ndërtesave është 1.620 m², ndërsa në çdo ndërtesë do të ketë katër banesa”, tha Trajkoviq.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, paralajmëroi se së shpejti në Gustericën e Poshtme do të fillojë ndërtimi i tre ndërtesave të reja me gjithsej 12 njësi banesore.