Republika e Kosoves

Graçanicë

S. Popoviq zyrtarizoi përfundimin e ndërtimit të banesave në Llapllasellë

2019/01/09 - 8:39

Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, zyrtarizoi sot në ditën e fundit të vitit 2018 përfundimin e punimeve për ndërtimin e gjashtë njësive banesore me gjithsej 24 banesa në Llapnasellë. Bëhet fjalë për një projekt të përbashkët të Komunës së Graçanicës dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

 

Popoviqi dhe bashkëpunëtorët e tij vizituan sot Llapllasellën, ku me mjetet e përbashkëta me Ministrinë e Kthimit përfundoi ndërtimi i gjashtë njësive banesore me 24 banesa, ndërsa çdo familje do të ketë 2.5 hektarë tokë.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, tha se kjo është një tjetër dëshmi se komuna interesohet për popullsinë e saj, sepse ndërtesat në Llapllasellë përfunduan para afatit të parashikuar.

“Kjo është një dëshmi se ne duam tꞌi ndihmojmë të gjitha rastet sociale, të ndihmojmë çiftet e reja të martuara, sepse është shumë e rëndësishme nëse duam të qëndrojmë dhe të mbijetojmë në këtë hapësirë. Me këtë ditë të sotme dhe me këto ndërtesa të përfunduara kemi arritur të bëjmë gjithçka që kemi planifikuar në vitin 2018, ky nuk është vetëm suksesi im, është suksesi i të gjithë ekipit tim dhe komunës sonë”, tha Popoviq.

Ai theksoi se ndërtimi i banesave në Gushtericën e Poshtme është gjithashtu një tregues i qartë i përdorimit racional të mjeteve.

“Ajo që mund të them është se në të ardhmen do të vazhdojmë të mendojmë për më shumë banesa, për më shumë ndërtesa, për më shumë shtëpi, sepse mbi të gjitha angazhimi dhe kontakti i vazhdueshëm me qytetarët në një farë mënyre është vlerësimi i punës sonë transparente dhe jam i sigurt se banesat do tꞌi përfitojnë familjet që me siguri i meritojnë”, theksoi Popoviq.

Duke iu referuar shkrimit të disa mediave në lidhje me mjetet e ndara për organizimin dhe festimin e festave të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve, Popoviq tha se nuk ka shansë që tradita e festimit të festave të ndërpritet dhe se Graçanica çdo ditë do të shkëlqejë gjithnjë e më shumë.

“Ka një tendencë të disa mediave për të shkruar negativisht kundër komunës. Unë nuk e di për çka bëhet fjalë këtu. Nuk janë të gjitha mjetet për dekorimin e Graçanicës, ne kemi para nesh tre festa të mëdha. Jemi në prag të Vitit të Ri, ne i kemi Krishtlindjet, si dhe Vitin e Ri ortodoks. Derisa jam unë kryetar i komunës nuk do tꞌi le fëmijët që Vitin e Ri ta presin në errësirë. Ajo që unë mund të them është se Graçanica çdo vit do të jetë e ndritshme dhe më e ndritshme. Ne po planifikojmë për vitin e ardhshëm edhe dekorimin e Gushtericës së Poshtme dhe Lepinë dhe disa vende të tjera në hapësirën e komunës sonë. Viti i Ri ortodoks është tradita jonë, unë nuk e di pse dikush do të kishte diçka kundër traditës serbe. Gjithashtu mund të them se Viti i Ri i ardhshëm serb do të jetë me më shumë përmbajtje dhe presim që çdo vit gjithnjë e më shumë do të ketë njerëz në sheshin para komunës sonë”, tha kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq.

Konkursi për ndarjen e njësive të banimit në Llapllasellë do të shpallet në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe në të njëjtin vit pritet edhe ndarja e banesave në Llapllsellë, të cilat janë të destinuara për familjet e rrezikuara dhe çiftet e reja të martuara.