Republika e Kosoves

Graçanicë

Srgjan Popoviq: Për gjithçka kërkohet koha, durimi dhe puna e mundshme

2018/08/06 - 9:50

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, bisedoi sot rreth mënyrave të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve të cilët kërkuan më parë për tꞌu takuar me të.

Rreth njëzet qytetarë ia paraqitën problemet kryetarit të komunës me të cilat ata ballafaqohen. Ai me durim dhe me shumë kuptueshmëri dëgjoi secilën prej tyre individualisht.

„Kam dy djem, dy nuse të djemve dhe katër nipër. Asnjë prej tyre nuk punon. Kjo ishte arsyeja pse unë kërkova një takim me kryetarin. Shpresoj se do të na dalë në ndihmë. E falenderova që më dëgjoi”, tha Titomir Iviq nga Kishnica për Shërbimin e Informimit të komunës.

Shtëpia ku familja Petroviç jeton privatisht u dëmtua nga përmbytjet e fundit që goditën Dobrotinin. Nikolla Petroviq erdhi te kryetari për t’i kërkuar atij që ta ndihmonte në strehimin banesor.

Banjac Dalliborka nga Plemetina mbeti vetë me tre fëmijë, nga të cilët më i riu ka katër vjet pasi bashkëshorti i saj vdiq dy muaj më parë. Familja ka marrë një kredi për shërimin e tij. Dalliborka tani është e papunë me borxhin që duhet të paguajë.

„Erdha te kryetari për të kërkuar një punë. Jetoj me një ndihmë për fëmijën dhe duhet ta paguaj kredinë që kemi ngritur për të shëruar burrin tim”, tha Dalliborka pas bisedës me kryetarin.

„Takimi ishte shumë i hapur. Kryetari është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai e dëgjoi problemin tim dhe shpresoj që do të më dalë në ndihmë”, Stojan Stoisavljeviq nga fshati Gracë e Vjetër.

„Problemet sociale vazhdojnë të jenë më të mëdhatë në mesin e shumicës së qytetarëve me të cilët kam folur. Komuna e Graçanicës është e vendosur të ndihmojë secilin krahas mundësive të saj. Ne po përpiqemi t’i zgjidhim problemet sipas prioriteteve, por askush nuk do të harrohet. Ne po i ndërtojmë banesat dhe i ndihmojmë familjet e rrezikuara sociale, por të gjitha këto kërkojnë kohë, durim dhe punë të mundshme”, tha Srgjan Popoviq për Shërbimin e Informimit të komunës.

Kryetari i komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, do tꞌi presë qytetarët edhe javën e ardhshme.