Republika e Kosoves

Graçanicë

Tatimpaguesit ta përcaktojnë vendbanimin primar

2019/02/07 - 11:44

Komuna e Graçanicës njofton tatimpaguesit që ka hyrë në fuqi Ligji i ri për tatimin në pronën e paluajtshme, i cili ndër të tjera përfshin zbritjen për vendbanim primar.

Autoritetet nga Komuna e Graçanicës i ftojnë tatimpaguesit që posedojnë dy objekte të banimit të deklarohen me shkrim në Zyrën e tatimit në pronë në Graçanicë të cilin objekt ata e përdorin për banimin primar.

Në qoftë se tatimpaguesit nuk deklarohen se cilin objekt janë duke përdorur për banimin primar, atyre nuk do tꞌiu llogaritet zbritja tatimore deri në 15,000 euro, të parashikuar me Ligjin e ri për tatimin në pronë.

Në kuadër të Ligjit të ri për tatimin në prone janë paraparë shumë risi në lidhje me tatimin, pagesën e taksave dhe të ngjashme. Për më shumë informacion, shihni ligjin: Ligji nr. 06/L-005 për tatimin mbi pronën e paluajtshme (më shumë për venbanimin primar në nenin 11).

Ndryshimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me:

– Fillimin e tatimit të tokës,

– Datat e reja për pagesë: kësti i parë deri më 30 prill dhe i dyti deri më 30 shtator,

– Zbritjen më të madhe për vendbanimin primar – 15,000 euro,

– Procedurat e reja të ankesave,

– Fatura mbi tatimin në pronë do t’i dorëzohet tatimpaguesit.

 

Për më shumë informacione klikoni faqen e internetit: http://tatimineprone-rks.org/s