FTESË PËR PREMIERËN E SHFAQJES TEATRALE PËR FËMIJË
2025/01/12 - 12:23
Jemi të lumtur t’ju ftojmë në premierën e shfaqjes teatrale për fëmijë “TË HIDHËRUARIT”. Ky projekt ka sjellë bashkë fëmijët dhe profesionistët e teatrit për të krijuar një shfaqje të veçantë, ku ëndrrat dhe imagjinata bëhen realitet.
Autor: Shaip Grabovci
Regjisore: Zana Duraku
Ass.Regj: Qendresa Bela dhe Zehra Krasniqi
Ass.Kost: Arta Luri
Ass.Sken: Rilind Thaçi
Kompozitor: Alban Laçi
Realizuese e kostumeve dhe skenografisë: Doresa Kuqi
Ndriçues: Hajrullah Elezi
Organizator: Nesim Curri
Punëtor teknik: Muharrem Rogaqi
Aktorët:
• Armend Ballazhi
• Rona Bajramaliu
• Anesa Shkreta
• Sazan Ballazhi
• Suela Rexhallari
• Fatlind Ballazhi
• Zehra Krasniqi
• Arta Luri
• Amar Ballazhi
• Rilind Thaçi
• Qendresa Bela
Premiera do të mbahet më 13 Janar 2025, në Qendrën e Kulturës në Komunën e Hanit të Elezit,

18:30
Ky projekt është realizuar falë mbështetjes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Titan Grup Sharrcem dhe Komunës së Hanit të Elezit. Pa përkrahjen e tyre, ky rrugëtim i mrekullueshem nuk do të ishte i mundur.
Përgjatë 30 ditëve emocionuese, një grup prej 10 fëmijëve të moshës 13-15 vjeç nga Komuna e Hanit të Elezit u angazhua me dashuri dhe pasion në një punëtori teatrale intensive. Ata, së bashku me profesionistët e fushës krijuan këtë shfaqje, duke sjellë në skenë ëndrrat, emocionet dhe botën e tyre të brendshme.
Ky projekt është një dëshmi e fuqisë së artit teatral për të frymëzuar dhe për të krijuar kujtime që zgjasin një jetë të tërë.
Menaxher i projektit:
Armend Ballazhi
Producent:
Armend Ballazhi
Alb.Obscura.Films
Për rezervime:
Email: armendballazhii@gmail.com