Sot, Komuna e Hanit të Elezit ishte nikoqire e Projektit ‘’Accessible Quality Healthcare’ (Qasja në Shëndetësi Cilësore) e mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe të implementuar nga KOPF (Kosova Population Foundation), e cila po transformon shërbimin primar të kujdesit shëndetësor , konkretisht duke e sjellur fushatën “përSHËNDETje” në qendër të Hanit të Elezit, me përkrahjen e pakusht të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Përmes fushatës “përSHËNDETje” sot qytetarët kishin mundësinë që në 8 tenda të marrin informata mjaft të rëndësishme mbi shëndetin duke përfshirë: aktivitetin fizik, duhani, alkooli, mbipesha dhe ushqyeshmëria, e poashtu edhe personeli shëndetësor i QKMF-së nga Hani i Elezit të cilët dhanë shërbime falas profesionale, si dhe duke e përmbyllur këtë karvan me pije dhe ushqim të shëndetëshëm për të.