Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Këshilli Lokal për Siguri në Bashkësi mbajti mbledhjen e rregullt të radhës për vitin 2024

2024/11/29 - 11:35

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3. Plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për viton 2025
4. Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi Kryetari i Komunës, z.Mehmet Ballazhi, i cili tha se bazuar në kontaktet dhe komunikimet e rregullta me zyrtarët nga Stacioni Policor në Han të Elezit, gjendjen e përgjithshme të sigurisë mund ta vlerësojmë të qetë dhe stabile.
Këtë konstatim e konfirmuan edhe zyrtarët nga Policia e Kosovës, ku z.Adil Ahmeti nga Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të sigurisë e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike, ku përgjatë periudhës raportuese janë regjistruar 15 raste, kurse z.Lulzim Dema nga Policia e Vijës Kufitare raportoi gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cënimit të rregullave kufitare, ku gjatë periudhës raportuese janë regjistruar 7 raste.
Poashtu, në këtë takim u diskutua edhe plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2025.
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe çështje të tjera me interes për ngritjen e sigurisë së përgjithshme në komunë.