2024/12/17 - 4:46
Në përmbyllje të vitit 2024, sot mirëprita në një takim drejtorin ekzekutiv të kompanisë Sharrcem, Behar Disha, dhe drejtorin menaxhues, Vigan Sylejmani, të cilët i falënderova për bashkëpunimin në realizimin e projekteve që kanë ndikim në komunitet.
Disa nga projektet e realizuara nga kompania Sharrcem gjatë vitit 2024, pas kërkesës nga ana e Komunës janë: dhurimi i autoambulancës tek QKMF, mbështetja me shërbime të kardiologjisë, dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, mbështetje financiare për pagesën e shërbimeve të psikologes shkollore, ligjërata dhe trajnime për stafin institucional dhe nxënës, aktivitete me parafilloristë me mesazhe mbrojtjen e ambientin, mbështetje për rastet me sëmundje kronike, mbështetje për fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, e plot aktivitete e projekte tjera, me ndikim direkt në komunitet
Kompania Sharrcem përveç që ka një numër të madh të punësuarish nga Hani i Elezit nën ombrellën e saj, gjatë vitit të kaluar na ka treguar gatishmërinë e tyre për përkushtimin ndaj komunitetit, me ç’rast sot mora edhe një herë konfirmimin nga stafi drejtues se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2025.