Manifestohen Festat e Nëntorit në Han të Elezit!
2024/11/28 - 12:13
Me rastin e Festave të Nëntorit, nën udhëheqjen e Nënkryetarit të Komunës, z.Sevdi Dernjani dhe Kryesuesit të Kuvendit, z.Florim Shkreta, me pjesëmarrje nga ekzekutivi dhe legjislativi komunal, e poashtu nga shoqata të ndryshme dhe pjesëmarrës të tjerë, u bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore e Viktimave Civile, e më pas tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës për të përkujtuar ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.
Më pas u vazhdua me manifestimin qendror të organizuar nga Komuna e Hanit të Elezit, në bashkëpunim me SHKA “Sharri” dhe SHFMU “Ilaz Thaçi”, me program kulturo – artistik, ku nga nxënësit dhe të rinjtë u performuan copëza historie në qëndisura në poezi, këngë, valle e drama letrare.
Gëzuar Festat e Nëntorit!