Në prag të Festave të Nëntorit u promovua libri i mbështetur nga Komuna e Hanit të Elezit, i autorit Mefail Suma i titulluar “Orteku i Dëborës”, i cili përmban mbi 350 poezi të ndryshme ku përshihen figura letrare, si retorika, sarkazëm, kritika, etj.
Autorin Mefail Suma e përgëzoj për përkushtimin dhe kontributin e tij shumëvjeçar për arsimin, si dhe uroj suksese me botimin e librit të tij të parë, duke shpresuar se do të pasojnë edhe libra të tjerë.