Takim i përbashkët me anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor.
2024/10/31 - 10:07
Gjatë ditës së sotme, bashkë me përfaqësues të tjerë nga partitë politike, zhvilluam takim të përbashkët me anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Ky takim ishte më shumë njoftues rreth ndryshimeve të ligjit për zgjedhje, ndryshimeve tjera në kuadër të proceseve zgjedhore, si dhe me proceset që na presin në muajt në vazhdim.
Poashtu, në kuadër të këtij takimi, në cilësinë e Kryetarit të Komunës shpreha gatishmërinë time për ta mbështetur gjithë procesin zgjedhor lidhur me logjistikë, ku edhe kohë më parë jemi pajtuar përmes nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës dhe Komisionit Qendror Zgjedhor.
Presim një proces zgjedhor të rregullt dhe me dinjitet!