I lindur më 01.11.1984 Paldenic
Hani i Elezit
Shkolla e Mesme “Dardania” Hani I Elezit (1999-2003)
Universiteti Shtetëror i Tetovës-Fakulteti Juridik (2004-2010)
Përvoja e punës :
Praktikë gjyqësore- Gjykata Themelore Ferizaj- Dega Kaçanik (2013-2014)
PËRGJEGJËSITË
Kjo drejtori është përgjegjëse për këto aktivitete:
- a) Është përgjegjëse për transportin lokal në komunë dhe bashkëpunimin ndërkomunal.
- b) Mbikëqyrë dhe bashkëpunon me kompanitë shërbyese të komunës, të higjienës dhe furnizimit me ujë.
- c) Harton planin lokal për administrimin e mbeturinave,
d ) Mbikëqyrë procedurën e pastrimit të ujërave dhe sipërfaqeve publike,
- e) Bën menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të gjitha shesheve publike që i përkasin komunës si dhe përkujdesjen për mirëmbajtjen e varrezave.
- f) Kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve lokale,
- g) Harton planin e mbrojtjes nga zjarri, bënë vlerësimin e rrezikut,
- h) Organizon mbrojtjen nga zjarri,kujdeset për zbatimin dhe përparimin e masave mbrojtëse nga zjarri.
- i) Organizon punën me organet e sigurisë në Komunë në bashkëpunim me PK-ës
( Policinë e Kosovës), FSK ( Forcën e Sigurisë së Kosovës) dhe organet e sigurisë ndërkombëtare.
- j) Bashkëpunon me institucionet, organizatat joqeveritare dhe të gjithë mekanizmat tjerë në raste të fatkeqësive elementare.
- k) Në raste të jashtëzakonshme i propozon Kryetarit të Komunës për shpalljen e gjendjes së
jashtëzakonshme si dhe propozon urdhëresa dhe masa tjera administrative,
- l) Kujdeset për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta
Kryen dhe detyra tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe të përcaktuara me ligj.