I LINDUR ME 28 Nëntor 1990
Hani i Elezit
Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Edukimit Dega e Teknologji Informatikë, në Universitetit të Prishtinës.
MA, dega Mësimdhënie e Teknologjisë me TIK në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë.
Ka punuar si mësimdhënës i teknologjisë me TIK për 5 vite; në shkollën fillore e mesme të ulët SHFMU “ILAZ THAÇI” në Han të Elezit.
Ka të kryer shumë trajnime për mësimdhënie dhe menaxhim, gjithashtu është njohës i mirë e Kurrikulës së Re të Kosovës.
Ishte pjesë e OJQ-ve që bëjnë punë vullnetare që lidhet me (Vullnetarizmin Edukativ), të organizuara nga MASHT.
PËRGJEGJËSITË
Kjo Drejtori është përgjegjëse për këto aktivitete:
- Planifikon zhvillimin e arsimit parauniversitar në teritorin e komunës dhe aftësimin e personelit mësimor në bashkëpunim të ngushtë me MASHT-in,
- Nxit bashkëpunimin midis personelit arsimor në raport me nxënësit dhe prindërit,
- Siguron mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve shkollore dhe objekteve tjera përcjellëse me fondet publike të siguruara,
- Do të bëjë organizimin dhe mirëvajtjen e procesit arsimor në nivel parafillor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë (0,1, 2 dhe 3)
- Nxjerr rregulla disiplinore për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor,
- Bënë përzgjedhjen e drejtorëve, zv. drejtorëve të shkollave,
Kryen punët tjera të përcaktuara nga ligjet përkatëse dhe të caktuara nga Kryetari i Komunës.