E lindur më 06.10.1994.
Mësimet fillore i ka kryer në shkollën Gjergj Kastrioti Skendërbeu” Kërçovë.
Gjithashtu, edhe ato të mesme i ka kryer në Kërçovë në shkollën “Drita“.
Studimet universitare i ka kryer në Universitetin Shtetëror të Tetovës, fakultetin Ekonomik, dega Administratë Biznesi/Menaxhment,
Ka kryer kurse të gjuhëve të ndryshme si: Anglisht (gjithë nivelet), Frengjisht(A1,A2,B1,B2), Gjermanisht (A1,A2,B1,B2).
Flet rrjedhshëm gjuhën maqedonse dhe serbe.
Ka qen pjesë e organizatave të ndryshme studentore,ku kanë kryer aktivitete dhe projekte të ndryshme.
Ka kryer praktikën në një biznes të vogël dhe praktikë në bank.
Poashtu ka një punëtori në shtëpi, ku merret me punime dore për korniza të personalizuara me teknikën Quilling.
Është në proces të vazhdimit të studimeve postdiplomike.
PËRGJEGJËSITË
Kjo Drejtori është përgjegjëse për këto aktivitete:
- a) përgatit buxhetin e komunës në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës
- b) Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore,
- c) Është përgjegjës për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës,
- d) Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit,
Hartimin e rregulloreve të komunës për çështje financiare.
- e) Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit, i kryen të gjitha pagesat pas aprovimit nga Kryetari i Komunës dhe drejtoria përkatëse.
- f) Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit organeve të komunës,
- g) Mbanë evidencën e të hyrave buxhetore nga të hyrat vetanake
Kryen edhe punë të tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe të përcaktuara me Ligj.