Republika e Kosoves

Hani i Elezit

DREJTORIA E ADMINISTRATËS

Data e lindjes: 25 shtator 2000

Shkollën e mesme të lartë e përfundoi në Hanin e Elezit, ndërsa studimet e larta i përfundoi në drejtimin Inxhinieri Softuerike-Siguri Kibernetike në Kolegjin Riinvest, po ashtu është në vitin e tretë të studimeve në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë studimeve dhe shkollimit ka punuar si vullnetare në KVRL – Hani i Elezit si dhe në organizata të tjera joqeveritare duke përfshirë Fole n’Fole, Lokalizo etj.

Pjesëmarrëse në shumë projekte rinore, si dhe pjesëmarrëse në konferenca të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare me tematika politike, institucionale dhe rinore. Në disa nga projektet pjesëmarrëse ka qenë fituese e disa garave të cilat janë implementuar me sukses në komunën e Hanit të Elezit.

Në vitin 2019 e hapi biznesin e saj individual me aktivitete të fotografive, dekorime etj.

Natyra Kalisi poashtu është e certifikuar për trajnimin e Hyrje në Siguri Kibernetike nga CISCO.

Certifikime të tjera :

Teknologji Informative (TI) – Shkolla për Aftësimin e të Rinjëve për Aktivizëm në Komunitet, Shkathtësi të Buta, Trendet e Globalizmit, Pjesëmarrja aktive e të rinjëve, Zhvillimi Personal, Zhvillimi i aftësive për jetë dhe aftësive për biznes, Akademia e Karrierës, Ndërmarrësi dhe shkathtësi biznesi, Të rinjët në politikë dhe proceset zgjedhore, Barazia Gjinore, Të rinjtë në politikë, ICT & Aftësitë Digjitale- Siguri Kibernetike, Mbrojtja e Ambientit dhe Energjia e Ripërtrishme, Liderët kundër intolerancës dhe ekstremizmit të dhunshëm, Qeverisja dhe sistemet politike etj.