Republika e Kosoves

Hani i Elezit

72% e objektivave tona elektorale, për dy vjet e gjysëm qeverisje, mbajnë statusin si të realizuar apo që janë drejt realizimit të tyre.

2024/09/27 - 11:11

Instituti GAP, në bashkëpunim me Helvetas dhe Projektin për Decentralizimin dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), ka publikuar sot një përditësim të shkallës së përmbushjes së premtimeve zgjedhore për kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025, i cili përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.
Sipas të dhënave të raportit, nga gjithsej 78 objektiva të qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Hanit të Elezit, 56 objektiva e kanë statusin si i përmbushur, gjysëm i përmbushur apo i filluar, apo rreth 72% e objektivave të planit qeverisës komunal.
Përveç këtyre objektivave, Komuna e Hanit të Elezit ka realizuar me qindra projekte të rëndësishme që nuk ishin pjesë e objektivave elektorale, por që janë realizuar si nevojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Do të vazhdoj të punoj fort, bashkë me ekipin qeverisës dhe bashkëpunëtorët tjerë për të përmbushur në tërësi listën e objektivave elektorale, tek e cila ju keni besuar se është plan programi më i mirë qeverisës.
Raportin e detajuar mund ta gjeni në këtë lidhje:
https://www.komunat.institutigap.org/promises/105?fbclid=IwY2xjawFj_mRleHRuA2FlbQIxMQABHRBkL3r87OoQOO-eeIeLXnSUuuZ-74HgU3kQ0T4fZ__eMp0iNvZZzWbZLg_aaem_YD2XQm3d3jYUtgv_h89VJA