Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Bujqësia, Pylltaria dhe Zhvillimit Rural kanë kapacitete edhe për zhvillim ekonomik

2021/06/05 - 1:02

Bujqësia, Pylltaria dhe Zhvillimit Rural kanë kapacitete edhe për zhvillim ekonomik

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti sot në takim pune z.Imri Demelezi Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me bashkëpunëtorët e tij,  z.Menderez Ibra Drejtor i përgjithshëm i Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, z.Xhevat Lushi, Drejtor ekzekutiv i CNVP-së ddhe z.Bekim Topalli, Drejtor i Agjencionit të pyjeve të Kosovës për regjionin e Ferizaj.

Takimi është realizuar në kuadër të implementimit të projektit ”Rrallim paratregtar, Pastrim dhe Krasitja e Pyjeve”  e cili është duke u realizuar në Komunën e Hanit të Elezit.

Duke iu uruar mirëseardhje në Komunën e Hanit të Elezit, Kryetari Suma i njoftoi mysafirët me zhvillimit aktuale në komunë.

Duke iu referuar projekteve zhvillimore në komunë, kryetari Suma me theks të veçantë iu referua potencialit pyjor të komunës së Hanit të Elezit.

Sipas kryetarit Suma shfrytëzimi i kapacitetit të pyjeve përmes të projekteve si ”Rrallim paratregtar, Pastrim dhe Krasitja e Pyjeve” ka rezultuar me shumë sukses nga se është bërë menaxhimi dhe mirëmbajtja e mirë e sipërfaqeve pyjore ku është realizuar projekti, në anën tjetë masa drurore është shfrytëzuar si biomasë për ngrohje në SHFMU “Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë dhe planifikohet këtë vit edhe në SHFMU “Kështjella e Diturisë” në fshatin Paldenicë, ndërsa këtë vit kemi realizuar marrëveshje bashkëpunimi edhe me programin për efiçiencë të energjisë  për ndërtimin edhe të një ngrohtoreje që edhe institucionet tjera publike të shfrytëzojnë këtë metodë të ngrohjes tha kryetari Suma.

Ndërsa z.Imri Demelezi Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit duke uruar kryetarin Suma për të arriturat e komunës së Hanit të Elezit, theksoi rëndësin e shfrytëzimit të të gjitha kapaciteteve në sektorin e e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai në takim shprehu gadishmërin që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të përkrah projektet e suksesshme dhe inovative që rezultojnë me interes publik.

Sipas Zëvendësministrit Bujqësia, Pylltaria dhe Zhvillimit Rural kanë kapacitete edhe për zvogëlimin e papunësisë përmes programeve dhe skemave të ndryshme të përkrahjes.