Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Çerdhja për fëmijët gati ti pranoj banuesit e parë

2018/12/17 - 7:15

Komuna e Hanit të Elezit realizon edhe një projekt me interes të veçantë publik.

Në përfundim e sipër janë punimet në objektin e çerdhes së fëmijëve.

Projekti i fasadimit dhe rregullimit të hapësirës së objektit si dhe të rrethojës kanë përfunduar  për të cilat komuna e Hanit të Elezit ka ndarë mjete financiare prej 22.001.50 euro, ndërsa është duke u realizuar edhe furnizimi me inventarin e nevojshëm për këtë objekt me një kosto prej 14.992.00 euro.

Çerdhja e fëmijëve ka hapësira të mjaftueshme, dhe pritet të jetë në funksion gjatë vitit 2019.