Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës dhe DokuFest nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

2018/10/10 - 2:55

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë, Menduh Vlashi dhe përfaqësues të DokuFest-it kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, përmes së cilit synohet funksionalizimi i bashkëpunimit afatgjatë për krijimin e platformës që nxit nxënësit dhe mbështet shkollat në përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativo-mësimor.