Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Ekzekutivi i Komunës së Hanit të Elezit e vlerëson me suksese vitin 2018

2018/12/31 - 4:47

Në takimin e fundit përmbyllës për vitin 2018 të bordit të drejtorëve të Komunës së Hanit të Elezit me Kryetarin e Komunës Rufki Suma viti 2018 vlerësohet i realizuar me sukses.
Ky vlerësim doli nga raportimet individuale të drejtorëve në të cilat u theksuan të arritura gjatë këtij viti.
Krahasuar me vitin e kaluar si dhe me objektivat e planifikuara për realizim gjatë vitit 2018 të gjitha drejtorit raportuan ecuri pozitive.
Nga veprimtari e bizneseve në Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2018 ka qenë të planifikura për inkasin 88,307.80€ ndersa janë inkasuar 74,250.40€ apo 84%.
Në vitin 2018 janë regjistruar edhe 37 biznese të reja ndërsa 7 biznese kan aplikuar për shuarje.
Gjatë vitit 2018 sipas janë realizuar në tërësi 22 projekte të planifikuara për këtë vit, duke shtuar edhe disa projekte të cilat janë dyvjeçare dhe vazhdojnë pë realizim edhe në vitin tjeter.
Edhe në planifikimet buxhetore janë prezentuar ecuri pozitive.
Nga planifikimi për grumbullim për vitin 2018 në vlerë prej 303.596,00 euro janë arkëtuar 303.843.00 ose 100.08%. Edhe nëarkëtimin e të hyrave nga tatimi në pronë është tejkaluar planifikim nga fakti se kanë qenë të planifikuara 101.250,00 për inkasim ndërsa janë inkasuar 124.000,00 ose 22% më shumë.
Të gjitha këto ecuri pozitive mundësuan që edhe buxheti i planifikuar të shpenzohet sipas planifikimeve.
Viti 2018 tejkaloi vitin 2017 edhe për numrin e lëndëve të proceduara në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve. Derisa sa në vitin 2017 ishin realizuar 9836 lëndë, këtë vit janë realizuar 10553 lëndë
Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma duke falënderuar ekzekutivin për angazhimin e treguar për ecurin pozitive të punës gjatë vitit 2018 tha se kjo ka mundë të arrihet vetëm me përkushtimin e të gjithve në kryerjen e obligimeve të tyre.
Ai tha se përveç këtyre treguesvepozitiv gjatë vitit 2018 ka edhe arritje tjera që do të ndikojnë në mirëqenjen e qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit.
Ai tha se është arritur punë e madhe në shërbimet publike, me 90% të menaxhimit me mbeturinat, po punohet intenzivisht edhe me qështjen e furnizimit me ujë dhe presim që në vitin 2019 edhe kjo qështje të përfundoj, ndërsa theksoi edhe miratimin e Ligjit për Gjykata ku edhe komunës së Hanit të Elezit do ti mundësohet themelimi i Gjykatës, si vendimin e Qeverisë së Kosvës për kthimin e pronave të ish APJ-së.
Për të gjitha këto të arritura kryetari Suma falënderoi edhe stafin civil me të cilët realizoi takim të përbashkët.