Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Fillon implementimi i projektit të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut

2021/03/04 - 3:59

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z.Rufki Suma priti për vizitë zyrtarët e IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014-2020.
Qëllimi i vizitës së sotme ishte inspektimi i punëve ndërtimore të kanalit atmosferik që po ndërtohen në fshatin Seçishtë të komunës sonë, i cili është finansuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit: “Aksione të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza”, nëpërmjet programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014-2020.
Projekti: “Aksione të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza” implementohet në partneritet me komunën e Gazi Babës nga Maqedonia e Veriut.
Ky projekti finansohet nga Bashkimi Europian