Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Filluan korrje-shirjet në Komunën e Hanit të Elezit

2022/07/07 - 8:46

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural bën të ditur se sot edhe zyrtarisht ka filluar fushata e korrje-shirjeve për vitin 2022 në fshatin Krivenik të Komunës së Hanit të Elezit.
Këtë fillim të sezonit të korrje-shirjeve, nga afër e ka ndjekur edhe Drejtori i DBPZHR-së, z.Abduraman Bushi, i cili ka uruar bujqit dhe kombajnerët për fillimin e sezonit dhe që fushata e korrje-shirjeve të zhvillohet pa probleme teknike dhe kushte atmosferike.
Çmimi për korrje të një hektari do të jetë marrëveshje në mes të kombajnerit dhe pronarit të pronës. Për realizimin e korrje-shirjeve pritet të përfundojë brenda një jave.