Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Funksionalizohen kamerat e sigurisë së qytetit dhe zonave përreth në Komunën e Hanit të Elezit!

2023/05/22 - 8:05

Përmbyllet java me funksionalizim të kamerave të sigurisë së qytetit dhe zonave përreth në Komunën e Hanit të Elezit!
Sot, Drejtoresha e Administratës në Komunën e Hanit të Elezit, Natyra Kalisi, vizitoi stacionin policor në Hanin e Elezit, për të parë nga afër projektin që është duke u implementuar në aspektin e funksionimin e kamerave të sigurisë në qytet dhe zonat përreth, duke përfshirë hyrjet dhe daljet në zonat pyjore.
 Nga vizita e mëparshme ku kamerat nuk ishin në funksion dhe cënohej siguria publike për gjatë kohë për qytetarët, tashmë me përkrahjen e Kryetarit Ballazhi ky projekt është në fazën e finalizimit.
 Drejtoresha Kalisi tha se funksionalizimi dhe vendosja e kamerave po bëhet me qëllim të rritjes së sigurisë publike në qytet dhe zona përreth, parandalimit të dhunës, respektimit të rendit dhe rregullit në sigurinë publike.