Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Hani i Elezit shënon Ditët e Epopes së UÇK-së

2021/03/06 - 3:31

Me respektin më të thellë, jetës dhe veprës së Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe të gjithë anëtarëve të familjes së Jasharajve të cilët u bënë sinonim i lirisë dhe pavarësisë se shtetit tonë dhe për të shprehur nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, Kryetari i Komunës Rufki Suma me një delegacion nga Komuna e Hani të Elezit vizituan sot Prekazin Legjendarë .
Vizita në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz e Kryetarit të Komunës Rufki Suma ishte e shoqëruar nga ish ushtarë të UÇK-së dhe përfaqësues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së
Delegacioni nga komuna e Hanit të Elezit u takuan me edhe me z.Bekim Jashari, kryetarë i Komunës së Skenderajit me ç’rast Kryetari Suma në emër të qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit shprehu respektin më të lartë për sakrificën e pashembullt të Komandantit Legjendar dhe të familjes Jashari.
Kryetari i Komunës Rufki Suma, me bashkëpunëtorë dhe bashkëluftëtarët kanë bërë homazhe edhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës.