Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Hapet Qendra për Regjistrim të Automjeteve

2018/12/31 - 5:25

Me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Komunës së Hanit të Elezit, edhe zyrtarisht banorëve të Komunës së Hanit të Elezit do të ju ofrohet edhe shërbimi në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisjen me Dokumente në Komunën e Hanit të Elezit.
Me këtë qendër, banorëve të komunës ju ofrohet edhe një shërbim shumë i nevojshëm për të kompletuar gamën e shërbimeve të nevojshme për banorët.
Marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Komunës së Hanit të Elezit,e nënshkruan zv.Ministri Abduselami Shkodra dhe Kryetari i Komunës Rufki Suma, ndërsa në aktin e nënshkrimit ishte prezent edhe z.Bekim Hoxha, Kryeshef Ekzekutiv i ARC-së .
Në inaugurimin e Qendrës për Regjistrim të Automjeteve u dorëzuan edhe tabelat e para të automjeteve për banorët e Komunës së Hanit të Elezit