Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Ish Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga viziton Komunën e Hanit të Elezit

2021/03/12 - 2:54

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti sot në takim ish Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga.
Takimi ishte rast që Kryetari Suma ta njoftoj znj.Jahjaga me zhvillimet në komunën e Hanit të Elezit.
Theks i vaçant I bashkëbisedimit ishin investimet që komuna e Hanit të Elezit I ka realizuar në fushën e arsimit .
Gjatë diskutimit, znj Jahjaga e përgëzoi Kryetarin Suma për punën e tij në Komunë si dhe për shërbimin e tij ndaj qytetarëve të Komunës.
U bisedua edhe për projektet e tanishme të Komunës si dhe për nevojat që ka Hani i Elezit dhe qytetarët e saj.
Takimi i Kryetarit Suma me ish Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga është realizuar pas takimit që znj Jahjaga kishte me nxënësit e shkollës së mesme “Dardania” .
Ajo tha se gjatë këtij diskutimi ndava me nxënësit përvojat e mia për mënyrën e depërtimit si grua në politikë dhe jo vetëm, për sfidat që hasim si gra dhe për nevojën dhe domosdoshmërinë për përfshirjen e grave në institucione vendimmarrëse.
U ndava jashtëzakonisht e lumtur nga ky bashkëbisedim me nxënësit, nga të cilët u sfidova edhe me pyetje mjaftë interesante! Kurioz, intelegjentë dhe mjaftë të guximshëm ishin, të cilët më dhanë shpresë për punë të ndershme e profesionale në pozitat që do i zotojnë në të ardhmen tha znj Jahjaga.