Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e vlerëson vitin 2018 si të qetë dhe stabile

2018/12/28 - 6:35

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e fundit për vitin 2018.
Këshilli Komunal për Siguri në bashkësi për rendë të ditës shqyrtoi:
-Miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar
-Gjendja e përgjithshme e sigurisë gjatë muajit Dhjetor
-Miratimi i Planit të punës të KKSB-së për vitin 2019.
Me takimin e KKSB-së udhëhoqi Kryetari i Komunës Rufki Suma i cili në fillim të takim shprehu ngushëllime me rastin e vrasjes së policit Izet Demaj nga Istogu i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra, pas një shkëmbimi me armë zjarri me një plaçkitës në qytetin e Istogut .
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, anëtarët e KKSB-së debatuan mbi Gjendjn e përgjithshme të sigurisë gjatë muajit Dhjetor në Komunën e Hanit të Elezit.
Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit z.Nuhi Dema tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Hanit të Elezit vazhdonë të mbetet e qetë dhe stabile dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe sigurisë publike.
Sipas tij në vitin 2018 janë regjistruar gjithsej 107 raste të ndryshme, apo 21 raste më shumë se në vitin 2017 kur ishin të regjistruar 86 raste.
Marrë parasysh shumë zhvillime dinamike në komunën e Hanit të Elezit gjatë vitit 2018, duke filluar me shembjet në rrugën magjistrale Kaçanik- Hani i Elezit, ndërtimi i Autostradës Prishtinë- Hani i Elezit, bllokada të shpeshta të rrugës si dhe në shumë raste të devijimit të komunikacionit në rrugë alternative, kanë kontribuar për numër të shtuar të rasteve të raportuara.
Me këtë vlerësim u pajtuan edhe anëtarët tjerë të KKSB-së.
Edhe nga Policia e Vijës së Gjelbër nuk është raportuar për ndonjë ratë të veçantë të cenimit të rregullave të kufitare.
Anëtarët e KKSB-së pas shqyrtimit, miratuan Planin e punës të KKSB-së për vitin 2019.