Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e parë për vitin 2019

2019/01/25 - 4:03

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës Rufki Suma, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e parë për vitin 2019.
KKSB-ja për rendë të ditës shqyrtoi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë gjatë muajit Janar.
Rreshter Shpend Bela nga Stacioni Policorë në Han të Elezit në raportin e tij tha se muaji Janar mundë të vlerësohet i qetë dhe pa ndonjë rast të rëndë të cenimit të sigurisë së përgithshme.
Ai tha se janë raportuar gjithsej 6 raste kryesisht vjedhje për të cilat Policia e Kosovës është duke i zhvilluar hetimet sipas procedurave të rregullta.
Në takim u biseduan edhe shqetësimet tjera të cilat cenojnë sigurinë e banorëve të komunës, me ç’rast vazhdojnë shqetësimet për rezikun nga qentë endacakë.
U bisedua edhe gjendja në arsim lidhur me grevën e punëtorëve të arsimit, me që rast të gjithë u pajtuan që kjo gjendje sa më shpejtë të tejkalohet dhe nxënësit ti kthehen bankave të shkollës.