Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Këshilli komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Korrik

2021/07/30 - 3:27

KKSB-ja për rendë të ditës shqyrtoi:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

2.Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunë gjatë muajit Korrik

3.Të ndryshme

Me punën e Këshillit komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi kryetari I komunës Rufki Suma.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, lidhur me gjendjen e sigurisë raportuan zyrtarët nga Policia e Kosovës.

Toger Nuhi Dema komandant I stacionit policorë në Han të Elezit tha se muajin Korrik mundë ta vlerësojmë të qetë dhe pa ndonjë rast serioz të kërcënimit të rendit dhe qetësisë publike.Gjatë muajit Korrik janë raportuar 9 raste të cilat do të trajtohen me proceduar të rregullta.

Edhe nga Policia e vijës së gjelbër raportohet për gjendje stabile dhe pa ndonjë cenim të rregullave kufitare. Z.Bujar Rexhepi nga kjo njësi tha se gjatë muajit janë raportuar vetëm dy raste të tentim kalimit ilegal të kufirit.

Takimi I KKSB-së ishte rast që të trajtohen edhe zhvillime aktuale në komunë.

Kryetari Suma I njoftoi të pranishmit edhe mbi procesin e vaksinimit në komunën e Hanit të Elezit. Sipas kryetarit Suma gjatë muajit Korrik janë vaksionuar 851 qytetarë të komunës, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë vaksionuar 1954 qytetarë.

Sipas kryetarit Suma ardhja e bashkëatdhetarëve ka shtuar numrin e automjete me ç’rast është apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.

Duke marrë parasysh temperaturat e larta të cilat po mbizotrojnë kohët e fundit, nga KKSB-ja apelohet te qytetarët që të kenë kujdes të shtuar nga rreziku për zjaret eventuale. Edhe nga Policia e Kosovës u kërkua që të parandalohet qfardo aktiviteti që mundë të ketë potencial për zjare.

U theksua në veçanti edhe çështja e keqpërdorimit të ujit në këtë kohë kur janë shtuar tej mase kërkesat për ujë.