Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, mbanë mbledhjen e rregullt për Muajin Qershor

2019/06/28 - 3:40

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e rregullt për Muajin Qershor.
Në këtë forum të siguris është vlerësuar gjendja e përgjithshme në komunë gjatë muajit Qershor.
Sipas zyrtaëve policorë, gjendja është e qetë dhe stabile dhe pa ndonjë rast të cenimit serioz të siguris publike.
Komandanti i Stacionit Policorë në Han të Elezit, Toger Nuhi Dema tha se gjat këtij muaji janë raportuar gjithsej 11 raste, ndërsa është specifike se 7 raste janë lëndime trupore dhe të cilat po trajtohen sipas procedurave të rregullta.
Edhe nga Policia e Vijes së Gjelbër raportohet për gjendje normale.
Naser Arifi nga kjo Polici tha se gjatë muajit Qershor janë raportuar tre raste të cenimit të rregullave kufitare prej të cilave një tentim kontrabandimi i mallrave dhe dy raste të tentim të kalimit ilegal të kufirit.
KKSB-ja në takim trajtoi edhe qështje tjera në interest ë sigurisë, si rasti i paraqitjes së kafshëve të egra në fshatrat e komunës.
Pas problem me Arinjët, së fundmi është edhe paraqitja e ujqëve që po shqetsojnë banorët e fshatrave.
Lidhur me këtë situate, dilemat nëse kafshët duhet asgjësuar pavarësisht ligjit për mbrojtjen e tyre, dominuan arsyen se kemi raste të rrezikut të drejtpërdrejt të banorëve të komunës siç ishin rastet në fshatrat Dimcë dhe Paldenicë, ku kjo masë po mbetet e domosdoshme.
Në takim u theksua se tani më jemi në stinën e verës dhe është apeluar te banorët për mos keqpërdorim të ujit .
Një temë që po ashtu u vlerësua si me interest ë veçant për siguri ishte edhe Plani i Emergjencave në raste të aksidenteve në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.
Duke marrë parasyshë specifikat e segmentit të rrugës Kaçanik-Hani I Elezit, ku afër 6 km janë urë, është kërkuar që Policia e Kosovës në bashkëpinim me Agjencinë për Menagjimin e Emergjencave të hartojë një planë veprimi për ndonjë aksident apo eventualitet emergjent në këtë seksion rrugorë.