2024/09/27 - 3:35
Këshilli për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i proceverbalit nga mbledhja e kaluar
2.Informatë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në komunë
3.Të ndryshme
Me takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi udhëhoqi kryetari i komunës z.Mehmet Ballazhi.
Z.Ballazhi në hapje të takimit tha se bazuar në kontatktet dhe komunikimet e rregullta me zyrtarët nga Stacioni Policorë në Han të Elezit, gjendjen e përgjithshme të siguris mundë ta vlerësojmë të qetë dhe stabile.
Këtë konstatim e konfirmuan edhe zyrtarët nga Policia e Kosovës.
z.Adik Ahmeti nga Stacionit Policor në Han të Elezit në raportin e tij, gjendjen e përgjithshme të siguris e vlerësoi si të qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësis publike.
Sipas tij, gjatë periudhës raportuese janë regjistruar gjithsej 19 raste apo 6 raste më shumë se në periudhën e njejt nga viti i kaluar dhe të cilat do të trajtohen me procedura të rregullta.
Z.Ahmeti tha se për pjestarët policorë do të ishte e mirëseardhun shtimi i numrit të kamerave të siguris që do të ndihmonin në dokumentimin më të leht e rasteve.
z.Lulzim Deda nga Policia e Vijës së Gjelbër raportoi për gjendje të mirë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rregullave kufitare.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe të raportimit janë regjistruar vetëm 4 raste të cenimit të rregullave të vijës kufitare. Ai e vlerësoi si shumë të mirë bashkëpunimin me homologët e tyre nga Republika e Maqedonis së Veriut.
Për Drejtorin e Arsimit z.Hisni Luri janë shetësuese dukurit e vandalizmit te Institucioni Parashkollor “Ardhmëria” si dhe në parkun e qytetit.
Në emër të Komitetit për Komunitete, z.Mefail Suma i njoftoi anëtarët e KKSB-së lidhur me shqetësimet e banorëve të fshatit Krivenik të cilët ndihen të rrezikuar nga disa shtylla elektrike të vjetruara në fshatin Krivenik.
Ai tha se po të njejtin shqetësim e kan edhe banorët e fshatit Dimcë.
Anëtarët e KKSB-së diskutuan edhe qështje tjera me interes për ngritjen e siguris së përgjithshme në komunë