Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2022.

2022/12/15 - 12:12

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e dymbëdhjetë të rregullt për vitin 2022.
KPF-ja për rend të ditës shqyrtoi:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Plani i punës së ekzekutivit të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2023.
3. Plani i punës së komitetit për komunitete për vitin 2023.
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave të Kuvendit të Komunës për vitin 2023.
5. Raporti i auditorit të brendshëm për vitin 2021 dhe gjashtë mujorin e 2022.
6. Plani i veprimit të rekomandimeve të auditorit të brendshëm për vitin 2021 dhe gjashtë mujorin 2022.
7. Raporti për planin e integritetit për vitin 2022.
8. Të ndryshme.
Me propozim të anëtarit të KPF-së z.Sherif Berisha rendi i ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës do të plotësohet edhe me pikën:
-Informatë për gjashtëmbëdhjetë ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.
Me punën e komitetit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Florim Shkreta, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi si dhe drejtorët e drejtorive të Komunës së Hanit të Elezit