Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018

2018/04/11 - 1:32

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018.

Anëtarët e KPF-së për rendë të ditës shqyrtuan:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

2.Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2018.

3.Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e bursave.

4.Shyrtimi i informatës për raportin tremujorë të N.P.L.”Pastrimi” sh.a.

5.Shyrtimi i informatës për raportin e performancës të komunës për vitin 2017.

Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.

Anëtarët e KPF-së pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës me disa rekomandime vendosën që të njëjtat të përcillen për miratim në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës.