Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2021

2021/04/20 - 1:10

Komiteti për rendë të ditës shqyrtoi:

1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

2.Raporti financiar për periudhën Janar-Mars 2021.

3.Informatë për ndarjen e bursave.

4.Raporti Financiar për periudhën Janar-Mars 2021 I N.P.L.”Pastrimi” sh.a.

5.Kërkesë për plotësimin e vendimit 01/Nr.2996/2019 për pëlqimin në parim për studimin e potencialit ujorë në Komunën e Hanit të Elezit.

6.Të ndryshme.

Me propozim të ekzekutivit rendi I ditës u plotësua edhe me pikën;

7.Shqyrtimi i kërkesës me nr. Protokoli 2725/21 në emër të Sokol Loku.

Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëheqi kryesuesi Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent nënkryetari i komunës Mallzum Qajani dhe drejtorët e drejtorive komunale.