Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komiteti për Politikë dhe Financa mbanë mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022.

2022/07/20 - 6:36

KPF-ja për rend të ditës shqyrtoi:
1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2.Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2022.
3.Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2021.
4.Plani i veprimit i Komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit 2021.
5.Informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022.
6.Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2022 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.
7.Informatë mbi sektorin e emergjencave .
8.Të ndryshme.
Me punën e Komitetit për Politikë dhe Financa udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit z.Florim Shkreta, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës z.Sevdi Dernjani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të komunës së Hanit të Elezit