Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komitetit për Politik dhe Financa e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2019.

2019/01/22 - 2:18

Komitetit për Politik dhe Financa e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2019.

Komiteti për rendë të punës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Shqyrtimi i propozim vendimi  për ndarje e mjeteve financiare për bursa për studentë në komunën e Hanit të Elezit për vitin akademik 2018/2019.
  3. Shqyrtimi i planit të punës së komitetit për komunitete për vitin 2019.
  4. Shqyrtimi i planit të punës së tri komiteteve konsultative për vitin 2019.
  5. Shqyrtimi i planit të punës së këshillit komunal për siguri në bashkësi 2019.
  6. Shqyrtimi i planit të punës së këshillave të fshatrave për vitin 2019.
  7. Informatë mbi veprimtarit afariste.

Me propozim të anëtarit të KPF-së Mehmet Ballazhi, Komiteti e plotësoi rendin e punës edhe me pikën;

-Shqyrtimi i kërkesës për përcaktimin dhe emërtimin e sheshit dhe ngritjen e një shtatore për Dëshmorin Gafurr Lokun.

Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Nënkryetari i Komunës Mallzum Qajani dhe drejtorët e drejtorive përkatës të Komunës së Hanit të Elezit.