Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komuna dhe “Shell Kosova” me marrëveshje për përkrahje të fermerëve

2019/05/17 - 2:27

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune z.Hamdi Kelmendi, Drejtor i Shitjes nga Kompania “Shell Kosova”
Qëllimi i takimit ishte nënshkrimi i “Marrëveshjes së Mirëkuptimit” ndërmjet
Komunës së Hanit të Elezit dhe ”Shell Kosova” për përkrahjen e fermerëve të Komunës së Hanit të Elezit.
Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja e fermerëve, edhe për t’i motivuar përmes subvencioneve që sa më shumë të punohet toka.
Kompania ‘Shell Kosova’, për të gjithë fermerët e komunës që janë në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nga fitimi që realizon gjatë shitjes do të ofroj zbritje të çmimit të derivateve të naftës për 5 cent në litër.
Komuna do të ofrojë listën e fermerëve që kanë certifikatën NIF, të regjistruar në Komunë dhe të cilët do të jenë përfitues të kësaj oferte nga Kompania “Shell Kosova”