Republika e Kosoves

Hani i Elezit

Komuna e Hanit të Elezit dhe Caritas-i Zvicerian thellojnë bashkëpunimin duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi

2022/05/20 - 9:15

Në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis” (YENI), sot, Komuna e Hanit të Elezit dhe Caritas-i Zvicerian thellojnë bashkëpunimin duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për periudhën 3 vjeçare, në përputhje me prioritetet dhe kriteret e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zvicerian në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.
Objektivi i përgjithshëm i projektit YENI është përmirësimi i veprimit klimatik dhe mbrojtja e mjedisit në komuna përmes angazhimit aktiv të të rinjve.